www.abi-furra.com (Së Shpejti)

     www.er-abi.com

ABIProgres

ABIProgres  është kompani e re. Është e themeluar më 19 Prill të vitit 2001 nga ana e ekipit te punëtorve me përvoje industriale. Zhvillimi i jashtëzakonshem i kompanisë që nga themelimi i saj, është rezultat i punës serioze, angazhimit dhe profesionalizmit të ekipit udhëheqës dhe punëtorëve.

Ky projekt ka qenë e udhëhequr me ndihmën e ekonomisë racionale dhe duke u bazuar në eksplorimin e burimeve natyrore në dispozicion. Që nga ateherë “ABIProgres fitoi konfirmimin, në vend dhe regjion, si prodhues i prodhimeve kualitative dhe të shëndosha.

Stili i marketingut i “ABIProgres është e njohur si proaktive dhe profesionale.
Sot, “ABIProgres është përpunuesi me i rëndësishëm i pemëve dhe perimeve, në Kosovë.

Me udhëheqjen kompetente dhe ekipin e 150 punëtorëve, “ABIProgres është e aftë për përmbushjen e nevojave momentale dhe të ardhshme.

Duke iu falenderuar trajtimit të kualitetit dhe organizimit të shitjes, “ABIProgres arriti të qet në shitje 70 produkte te ndryshme që janë të përhapur me sukses në tregun vendor dhe jashtë vendit (eksport).

Asortimentet e “ABIProgres:

  • Pemët e përpunuara: xhem, marmellade, frute te ziera (kompot)
  • Perimet e perpunuara: gjyveq, turshi përzier, bishtaja, bizele, tranguj, speca të pasterizuar, ketchup, ajvar, feferona, salc domatesh, repan kuq, fletë hardhie etj.
  • Majonez

Në kuadër të fabrikës është edhe frigoriferi me ngrirrje të thellë deri -32˚ C me kapacitet prej 5000 tonë.

Njohuria dhe eksperienca shekullore

Prodhimet tradicionale Shqipëtare kanë qenë të prodhuar në këtë aspektë me një eksperiencë për disa gjeneracione, të njohura si prodhime të markës prodhuese Progres.
Prodhimet e markes Progres, llojet e keqapit, xhem, marmellatat, sallatat e përziera, perimet e përziera, etj; prodhohen në një sipërfaqe prej 10.000 m2 ( vend të mbyllur) dhe 85.000 m2 në fushë të hapur në rajonin e Prizrenit, nga ana e kompanisë “ABIProgres. Marrëveshjet për export me vendet Europiane si p.sh. Gjermani, Suedi, Zvicër, Belgjikë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Mali i Zi, japin motivim dhe forcë të posaqme markës prodhuese Progres.

Vendi ku kualiteti dhe shija takohen

Tradita e prodhimit të produkteve natyrale dhe kualiteti i mirë , që vazhdon me gjenerata, janë arsyet që e bëjnë prodhimet e Progresit një ndër artikujt më të rëndësishëm të ushqimit. Progresi ofron prodhime, ku me ndihmën e pajisjeve moderne teknologjike, secila prej tyre prodhohet në kushte higjienike. Të gjitha prodhimet e Progresit, të prodhuar nën kontrollin e ekipit professional, ofrohen nën garancionin e Industrisë Ushqimore ““ABIProgres.

CERTIFICATE